Minatori i helmuar në minierën e Martaneshit ndodhet në Reanimacionin e QSUT-së

exit.al 11 Maj 2021, 21:55

Minatori i helmuar nga monoksidi i karbonit në minierën e Martaneshit ndhoheti shtruar në Reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

QSUT njoftoi se “ rreth orës 14:00, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, është paraqitur pacienti Sh. E i moshës 52 vjeç, pacienti është hospitalizuar në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit për ndjekjen e mëtejshme”.

Minatori u transportua me helicopter në QSUT, pas shembjes së minierës së Martaneshit.