Më 7 qershor nis regjistrimi në kopshtet publike të Tiranës

exit.al 11 Maj 2021, 19:45

Në daten 7 qershor nis regjistrimi i fëmijëve në kopshtet dhe çerdhet publike në Tiranë. Regjistrimi do të zgjasë deri më 11 qershor, njoftoi Bashkia Tiranë.

Fëmijët e regjistruar në çerdhe në vitin 2020-2021, dhe bejnë 3 vjeç deri më 15 shtator, regjistrohen automatikisht në kopësht. Prindërit duhet të deklarojnë pranë çerdhes së fëmijës, deri më 26 qershor kopshtin ku duan të regjistrojnë atë.

“Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës”, thuhet në njoftim e Bashkisë.