Britania e Madhe, plan për të lejuar tifozët në stadiume pas karantinës kombëtare

exit.al 23 Nëntor 2020, 18:30

Britania e Madhe do të lejojë pjesëmarrjen e tifozëve në stadiume pas përfundimit të karantinës kombëtare më 2 dhjetor.

Sipas Daily Mail-it, departamenti i kulturës dhe sportit ka hartuar një plan që pret miratimin e qeverisë britanike.

Plani i propozuar parashikon një numër të kufizuar tifozësh, 4 mijë për tribunat qendrore dhe 2 mijë për tribunat anësore.

Shpërndaje te miqtë