“Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet mes 5-6%. Sa i përket rindërtimit nuk do të bëhet gjithçka me paratë e qeverisë, por edhe të donatorëve.
Rindërtimi do të thotë që të duhen më shumë materiale, fuqi punëtore, që bën që të vjelësh të ardhura.
Këto janë ato që do t’i sjellin një nxitje rritjes ekonomike. Është bërë projeksioni që rindërtimi do të sjellë rritje ekonomike. Duhet të luftojmë fort që të arrijmë rritjen ekonomike deri në 6%.”
Shpërndaje te miqtë
