MIE reagon për ndërprerjen e energjisë elektrike në Tiranë

exit.al 18 Janar 2021, 16:15

Disa zona të kryeqytetit kanë mbetur pa energji elektrike mesditën e sotme për shkak të një avarie në linjën 110kV Farkë – Ibë.

Ministria e Infrastukturës dhe Energjisë ka njoftuar përmes llogarisë në Facebook, se janë marrë masat për normalizimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët.

Sipas MIE, rreth orës 14:00 kanë marrë energji të gjitha fiderat e Nënstacioneve Traktora dhe pjesa e fiderave të Farkës.

Aktualisht situata në Tiranë është e stabilizuar.