Aksident në Korçë, humb jetën një 55-vjeçar

exit.al 12 Janar 2021, 20:26

Një 55-vjeçar, banues në Bulgarec të Korçës, ka ndërruar jetë pasditen e sotme pasi u përplas nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq, rreth orës 19:10, sipas policisë.

Pas aksidentit, 55-vjeçari u dërgua në Spitalin e Korçës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.