“Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as kushtetuese, as ligjore, as legjitime. Nëse nuk do të kisha nxjerrë dekretin për të shtyrë zgjedhjet në 13 tetor, një datë jo rastësore sepse procesi i pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian diskutohet më 18 tetor, do të kishte qenë e pashmangshme një përplasje mes dy fraksioneve politike. Ndërsa unë veproja sipas Kushtetutës, përgjegjësia e kryeministrit ishte që ai nuk e kuptonte që zgjedhjet e mbajtura në këtë mënyrë ishin problem për negociatat.”
Zoti Meta u shpreh se GJK është i vetmi institucion që mund të shprehet lidhur me kushtetueshmërinë e dekretit, por sipas tij ajo është jashtë funksionit, për shkak të vullnetit të kryeministrit Rama.“Vetëm gjykata kushtetuese mund të sfidojë dekretin e Presidentit, e fatkeqësisht veprimtaria e kësaj gjykatë është pezulluar nga vullneti i kryeministrit Rama.”
I pyetur për publikimin e përgjimeve nga BILD, zoti Meta deklaroi se është e papranueshmë që gjatë gjithë kësaj kohe nuk janë ndërmarrë hetime të thelluara duke theksuar se zgjedhjet e rregullta janë zgjidhja."Është e papranueshme që vitet e fundit nuk janë bërë hetime të thella për këto ngjarje, është një nga rastet më të rënda të funksionimit të shtetit të së drejtës, zgjedhjet e rregullta janë zgjidhja e këtyre problemeve."
Ai shtoi se shteti shqiptar duhet të marri masat për të luftuar trafikun e drogës dhe parave që vijnë nga ky aktivitet.
