Meta thirrje të rinjve të votojnë me 25 prill

exit.al 23 Prill 2021, 14:17

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje të rinjve të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se pjesmarrja masive është oksigjen për demokracinë:

“Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë! Shqipëria i ka sytë te Ju! Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.”

Meta shprehet se vota është ringritja dhe energjia që i duhet vendit për të ecur përpara drejt Europës.

“Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri ! Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj!”, përfundon ai.