“Përsëris me forcë thirrjen drejtuar qeverisë për të shtuar buxhetin e sektorit të shëndetësisë, dhe marrjen pa vonesa të të gjitha masave për shtimin e ambienteve të terapisë intensive, për më shumë pajisje dhe gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve”, tha ai në një postim në Facebook, të mërkurën, në darkë.
Ai falenderoi stafin mjekësor që i shërben me profesionalizëm dhe përkushtim pacientëve të prekur nga Covid-19. Meta i bëri thirrje edhe qytetarëve të mbajnë maska dhe të respektojnë distancimin social.“Çdo qytetar duhet të jetë i ndërgjegjshëm në zbatimin e udhëzimeve publike, për mbajtjen e maskave, respektimin e distancimit fizik dhe higjienë maksimale”.
Ai i kujtoi të gjithëve se vetëm të bashkuar mund ta kalojmë këtë gjendje. Shpërndaje te miqtë
