Meta thirrje qeverisë për menaxhimin e përmbytjeve

exit.al 26 Janar 2021, 13:51

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar të martën qeverisë të angazhojë ministritë dhe institucionet përgjegjëse për minimizim e pasojave të rreshjeve të shiut në zonën e Fierit, Korcës, Beratit, Durrësit dhe Nënshkodrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta i ka kërkuar qeverisë të “garantojë ndihmë për çdo qytetar në zonat e përmbytura”.

Gjithashtu, ai ka kërkuar raportim periodik mbi gjendjen e rreshjve në qytetet e paralajmëruara nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, IGJEUM.

Rreshjet e shiut kanë nisur gjatë fundjavës dhe parashikohet të vazhdojnë edhe ketë javë. Zona më e rrezikuar nga përmbytjet është Nënshkodra, sipas IGJEUM.q

Shpërndaje te miqtë