Meta takon eurokomisioneren Johansson: Mbas 25 prillit krimi i organizuar merr goditje

exit.al 20 Shkurt 2021, 12:29

Presidenti Ilir Meta deklaroi se pas 25 prillit krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë.

“Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut”, shtoi ai.

Gjatë një takimi me eurokomisioneren e punëve të brendshme, Ylva Johansson, Meta theksoi rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.

“E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX.” përfundoi Meta.

Shpërndaje te miqtë