PD premton zbatimin e taksës së sheshtë në qeverisje

exit.al 20 Shkurt 2021, 11:46

Partia Demokratike në pushtet do të zbatojë taksën e sheshtë për të gjithë qytetarët.

Kështu u shpreh Dorian Teliti në një deklaratë për mediat këtë të shtunë.

Ai tha se vendi ka mbetur në vendi numëro e se Rama ka dështuar të mbajë premtimet e tij.

“Rama rriti taksat për të gjithë shqiptarët që marrin një rrogë më të lartë se 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Në 8 vite të gjithe qytetarët shqiptare paguan 3 miliardë euro më shumë taksa. Në 8 vite u ngarkuam në kurrizin tonë me 3.2 miliardë euro borxh shtesë. Në 8 vite paratë e taksave tona shkuan për PPP, lukse zyrash e tendera pa garë.” tha Teliti.

Ai përfundoi se me 25 prill Shqipëria do të fitojë me largimin e Ramës.

Kjo deklaratë për shtyp vjen pasi Rama u shpreh se do të rrisë pagën minimale dhe do të heqë taksën mbi këtë pagë.

 

Shpërndaje te miqtë