Në fund, Meta tha se akuzat e drejtuara ndaj tij nga Rama bëhen për propagandë politike duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve. Shpërndaje te miqtë“Të gjitha rrugët janë në shkelje të Kushtetutës dhe vihet në dyshim mbrojta e interesave qytetarëve pasi janë ata që paguajnë për çdo hua. Kjo marrëveshje është negociuar në keqbesim dhe në bazë të ligjit. Ka vënë në dyshim seriozitetin e shtetit pasi ka mbajtur peng huanë për tre vjet dhe më pas ka ndryshuar destinacion për interesa të tjera”
Meta rendit shkeljet e qeverisë për financimin e Vlorë-Orikum
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka sqaruar procedurat e ndjekura në lidhje me financimin e rrugës Vlorë-Orikum, për të cilën u akuzua të hënën nga kryeministri Rama se e ka bllokuar.
Meta deklaroi se financimi i rrugës Vlorë-Orikum ishte parashikuar të bëhej nga qeveria duke transferuar fondet e një huaje të marrë nga Fondi Saudit për rrugën e Lumit e Vlorës.
Sipas presidentit, qeveria i ka kërkuar një vit më parë Fondit Saudit, zgjidhjen e marrëveshjes së huasë, e cila ishte lidhur 3 vite më parë, dhe ka vendosur të kalojë këto fonde për rrugën Vlorë-Orikum.
Por kjo procedurë sipas Metës është anti-kushtetuese pasi qeveria nuk ka kërkuar leje për të zhvilluar negociata në lidhjen e marrëveshjes së dytë.
Meta publikoi korrespondencën me Ministrinë e Financave, kur pranohet nga ana e saj se nuk janë zhvilluar negociata për financimin e këtij projekti, e si rrjedhojë nuk ka qenë i nevojshëm sipas tyre autorizimi i presidentit.
Por Meta ka cituar edhe fjalët e kryeministrit Rama të hënën në Vlorë ku ai thotë se negociatat janë bërë.
Meta akuzoi qeverinë se në këtë çështje, së pari ka gënjyer Kuvendin për projektin e Lumit të Vlorës, për të cilin u mor fillimisht huaja. Së dyti, presidenti akuzoi kryeministrin Rama se ka shkelur Kushtetutën duke zhvilluar negociata pa autorizimin e presidentit për plotfuqinë.
Të sugjeruara
Shfaq më shumë artikuj të sugjeruar
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
