Meta, procesi i zgjedhjeve në Universitete të respektojë ligjin dhe Kushtetutën

exit.al 7 Maj 2020, 22:15

Presidenti Ilir Meta këshillon që procesi i ri zgjedhor në universitete të bëhet sipas parimeve kushtetuese dhe të zhvillohet në përputhje me ligjin:

“Ky proces i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës”, shkroi Presidenti Meta.

Presidenti theksoi se “ky proces i ri zgjedhor të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin për të arritur një rezultat të gjithëpranuar dhe për të përmbushur objektivat e Arsimit të Lartë në Shqipëri”.