Meta përshëndet dërgimin e Forcave të Armatosura të Kosovës në misione paqeruajtëse

exit.al 6 Janar 2021, 10:43

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur dërgimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse jashtë vendit. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ky vendim dëshmon qartë se Kosova është faktor i rëndësishëm për paqen dhe se Kosova e meriton të jetë pjesë e NATO-s.

"“Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane. Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë. Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim"

Kuvendi i Kosovës votoi të martën për dërgimin e kontingjentit të FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës në SHBA, në misione paqëruajtëse jashtë vendit. Shpërndaje te miqtë