Fier/ Humb jetën një 50 vjeçar si pasojë e një aksidenti

exit.al 6 Janar 2021, 09:29

Një 50 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në Fier ku 50 vjeçari është përplasur nga një makinë.

Sipas policisë, 50-vjeçari me iniciale G. Gj. ishte duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është përplasur.

"Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes"

Shpërndaje te miqtë