Meta për raportin e OECD: 25 prilli mundësi për të rikthyer standartet europiane

exit.al 5 Janar 2021, 11:24

Presidenti Ilir Meta deklaroi se 25 prilli është mundësi për të rikthyer standartin e jetesës në vend.

Duke përmenduar raportin e fundit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Meta pohoi se Shqipëria renditet e 4 në botë për emigracion.

Ai pohoi se vendi renditet i 8 në botë për largimin e intelektualëve, duke theksuar se ata ndjehen pa zë, të papërfaqësuar, të pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen në vend dhe të pashpresë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

"Me shpresë dhe besim, të bashkohemi e të marrim në dorë fatet tona për të ndryshuar këtë realitet, që po shkatërron familjet dhe po plak Shqipërinë, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurtë dhe europiane për të gjithë.", përfundon Meta.

Shpërndaje te miqtë