Basha akuza Ramës: Dështoi në krijimin e 300 mijë vendeve të punës

exit.al 5 Janar 2021, 09:18

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se dështoi në krijimin e 300 mijë vendeve të reja pune. Përmes një videomesazhi, Basha shprehet se qindra e mijëra qytetarë kanë emigruar drejt Bashkimit Europian që nga viti 2014. Ai shtoi se arsyeja e emigrimit është papunësia. Basha shtoi se ai ka një plan për të rritur punësimin në vend.

"Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë."

Shpërndaje te miqtë