“Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve. Është një grabitje e të ardhurave buxhetore më të ulëta në rajon në raport më PPB (27%) të cilat janë 10 pikë më poshtë se mesatarja europiane.”
Meta shtoi se shqiptarët me gjasa do të paguajnë dhe 235 milionë euro ndaj çështjeve të tjera kundër vendit në arbitrazh.“Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi, sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t'u paguar si dëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi.”
