Rama: I gatshëm të bashkëpunoj me Bashën, por të ndahet nga Berisha dhe Meta

exit.al 15 Prill 2021, 12:08

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me kreun e PD-së, Lulzim Basha nëse ai do të ndahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij në Kamëz, Rama tha se Basha nuk është një lider por ndjekës i Berishës.

“Më thotë gazetari, a je gati të bashkëpunosh me Bashën? Patjetër, padiskutim, por me një kusht, të ndahet nga Saliu e Iliri.

Dhe Basha përgjigjet, përgjigjia e tij është thjesht dhe vetëm pohimi i fatit që ai nuk është lider, udhëheqës, ai është udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit.”

Rama tha se është i gatshëm për të shkuar përtej ndasive politike të 30 viteve. Ai shtoi se me 25 prill PS do të fitojë zgjedhjet.