“Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.”
Presidenti Meta i bëri thirrje qeverisë të hartojë një plan të qartë, për të përmirësuar kushtet në spitale dhe të rrisë masat mbrojtëse për mjekët.“Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.”
Shpërndaje te miqtë
