PD kërkesë Kuvendit për ngritjen e 3 komisioneve hetimore

exit.al 1 Tetor 2021, 13:04

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend 3 kërkesat për ngritjen 3 komisioneve hetimore.

Deputeti Enkelejd Alibeaj dorëzoi të enjten kërkesën për ngritjen e komisionit për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa të premten Jorida Tabaku dhe Grida Duma dorëzuan kërkesat për ngritjen e komisionit të hetimit për inceneratorët dhe gjyqet ndaj Becchetit.

Duma sqaroi se komisioni Becheti ka për qëllim “kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të funksionarëve publikë dhe institucioneve shtetërore sa i përket këtij dëmi”.

Tabaku u shpreh se komisioni hetimor mbi inceneratorët kërkon “hetimin të paktën të kryeministrit dhe Ahmetajt, si dy persona kyç në aferën e inceneratorëve”.