Meta kritikon buxhetin për 2021 se nuk mbron vendet e punës

exit.al 13 Dhjetor 2020, 11:52

Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa shifra në mbështetje të refuzimit që i bëri dekretimit të ligjit për “Buxhetin 2021”.

Presidenti mendon se ky ligj nuk parashikon mbështetjen e duhur financiare për përballimin e pasojave të pandemisë.

“Mbi 50,000 qytetarë humbën vendet e punës dhe papunësia u rrit me 0.7 pikë përqindje”, shkruan Meta, i cili një ditë më parë publikoi arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Shpërndaje te miqtë