Gjermania drejt mbylljes së shkollave, dyqaneve, zyrave për një muaj

exit.al 13 Dhjetor 2020, 11:09

Një draft propozim i qeverisë Gjermane planifikon mbylljen e dyqaneve dhe shkollave për rreth një muaj, duke nisur nga data 16 dhjetor deri në 10 Janar.

Njëkohësisht sipas këtij plani, punonjësve do u kërkohet të punojnë nga shtëpia përgjatë së njëjtës periudhë.

Lajmi u njoftua nga Reuters pas takimit të kancelares Merkel me liderët e shteteve.

Gjermania ka qënë nën një ndalim qarkullimi të pjesshëm prej gjashtë javësh, me lokale dhe restorante të mbyllura, por me dyqanet dhe shkollat ende të hapura.

Shpërndaje te miqtë