Meta kërkon zgjidhjen e çështjes së kufirit detar me Greqinë

exit.al 13 Shkurt 2021, 15:20

Presidenti Ilir Meta akuzoi kryeministrin Rama për mungesë transparence në bisedimet me Greqinë për marrëveshjen e kufirit detar.

“Nga ana e kryeministrit nuk ka pasur as transparencë dhe as një bashkëpunim serioz dhe të besueshëm, siç e meriton rëndësia e çështjeve kaq të mëdha”, u shpreh Meta, gjatë vizitës së tij në Sarandë, për median.

Meta kërkoi zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejt, duke u shprehur se ajo do “t’i shërbejë miqësisë mes të dyja vendeve”.