Gjobitet me 1 milionë lek kryebashkiaku i Skraparit

exit.al 13 Shkurt 2021, 13:07

Policia gjobiti me 1 milionë lekë kryebashkiakun e Skraparit, Adriatik Memaj për organizim të takimeve elektorale në shkelje të masave kundër koronavirusit, sipas njoftimit zyrtar të shtunën. Adriatik Mema u zgjodh kryebashkiak në vitin 2019.

Deri tani, policia ka gjobitur ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, dhe 3 përfaqësuesit e LSI-së, Brahimllari, Guri, dhe Kuci.

Kontrollet e policisë nisën pas vendimit të Kryeministrit Rama se do të gjobiten edhe politikanët nëse shkelin rregullat.