Basha kërkon dorëheqjen e Ramës

exit.al 13 Shkurt 2021, 15:15

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

“Është qesharake se si njeriu që e ka lënë Shqipërinë prej 8 vjetësh vend numëro e nuk ka bërë as edhe një hap para, i lejon vetes të merret me mua, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen”, shkroi Basha në një postim në Facebook.

Basha e akuzoi Ramën se nuk mban përgjegjësi për asgjë dhe si humbës “akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete”.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të votojnë më 25 prill, për të zgjedhur një kryeministër “të vërtet”.