Meta i përgjigjet Ramës: Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë

exit.al 9 Tetor 2020, 19:16

Presidenti Ilir Meta ju përgjigj sërish sulmeve të Kryeministrit Rama, duke i kujtuar se nuk përdor kombin për vota.

“O shakaxhinjtë e integrimit! Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time! As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe! Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Meta i kujtoi Ramësse ai ka qënë ndër pjesmarrësit e Lëvizjes Studentore:

“O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre. Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre. Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë! Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë!”.

Shpërndaje te miqtë