Meta: Duhet kurajo për t'iu përgjigjur dhunës së pushtetit mbi protestuesit

exit.al 20 Maj 2020, 17:40

Presidenti Ilir Meta ftoi qytetarët të vazhdojnë protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe të kundërshtojnë dhunën e ushtruar nga policia. Duke postuar një video nga momentet e protestës ku duket qartë dhuna e policisë, Meta shkruan:

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!

Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!

Kurajë qytetare dhe solidaritet!

Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!”