Meta: Deklaratat e Kimit për pazare me reformën në drejtësi, jo për mua

exit.al 22 Maj 2020, 12:57

Presidenti Meta deklaroi të premten se akuzat e ambasadores Yuri Kim për tentative për ‘vrasjen e reformës në drejtësi’ nuk janë për të:

“Nuk marr përsipër të komentoj deklaratën e ambasadorës por të jeni të sigurtë që vetëm për Ilir Metën nuk mund ta kishte ambasadorja që ka pasur vlerësimet më të mira.

 Në plotësimin e detyrimeve të mia përpiqem të jem sa më i përgjegjshëm dhe sa më korrekt dhe të mos keqpërdor as imazhin e as mesazhin e kujtdotjetër.”