Merr flakë qendra shëndetësore e inaguruar një javë më parë

exit.al 15 Janar 2018, 11:43

Qendra shëndetësore në Laprakë, e inaguruar një javë më parë nga Kryeministri Rama, ka marrë flakë mëngjesin e sotëm. Ende nuk ka të dhëna nëse janë lënduar qytetarë apo jo.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit dhe policia. Deri më tani, policia dyshon se shkak për rënien e zjarrit është një shkëndijë elektrike.

Më 8 janar, Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inaguruan punimet prej 230 mijë eurosh në këtë qendër shëndetësore.

Shpërndaje te miqtë