Merkel, më e pushtetshmja mes 100 grave në listën e Forbes 

exit.al 9 Dhjetor 2020, 14:17

Kancelarja gjermane Angela Merkel është gruaja më me shumë pushtet në botë, sipas listës së përvitshme të revistës amerikane Forbes.

Forbes thekson se pandemia gjatë vitit 2020 dhe ndikimi i saj ekonomik e shoqëror i ka prekur gratë shumë më tepër se burrat.

Lista përmban emrat të njohur e të panjohur për publikun në përgjithësi, po bie në sy se pmbizotërojnë fushat e biznesit, teknologjisë, polikës dhe filantropisë.

Pas Angela Merkelit vjen Christine Lagarde, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane,  ndjekur nga nënpresidentja e zgjedhur amerikane Kamala Harris, Presidentja e KE Ursula von der Leyen, filantropistja Melinda Gates.

Forbes nënvizon rolin e rëndësishëm të këtyre grave për të përcaktuar zhvillimet në botë në vitin 2021, kur lufta kundër pandemisë pritet të japë rezultate të dukshme.

Shpërndaje te miqtë