"Numri i individëve gjithsej të larguar nga Shqipëria, në 2019 rezulton 360.699 banorë, ose rreth 12,4 % e popullsisë gjithsej të vitit 2011" shkruhet në raport
Sipas raportit, mosha mbizotëruese, e cila ka emigruar ka qënë 25 deri në 29 vjeç, ndjekur nga 20 deri në 24 vjeç. Vendet e preferuara të emigracionit për shqiptarët janë Italia, Gjermania dhe Greqia. Përfundimi i kësaj ankete ishte se arsyet kryesore të largimit nga vendi ishin problemet financiare dhe kushtet e jetesës ndërsa për kthimin, arsyet familjare. Sipas një studimi nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në vitin 2018, 52% e popullsisë shqiptare 18-40 vjeç, rreth 940 mijë banorë, dëshirojnë të largohen, ndërsa vetëm një dekadë më parë kjo shifër ishte 44%. Vetëm 7% e tyre kanë mundësi reale për tu larguar. Duke bërë llogaritë, rezulton se rreth 34 mijë shqiptarë të moshave 18-40 vjeç mund të emigrojnë çdo vit dhe më shumë se gjysma e tyre janë me arsim profesional, universitar dhe pasuniversitar. Dëshira për migrim është pak më e lartë në grupet që kanë të ardhura mbi mesataren se sa në ato që i kanë të ardhurat më të ulta. Shpërndaje te miqtëMë shumë se 360 mijë shqiptarë u larguan nga Shqipëria në 2019
360.699 shqiptarë ose 12.4 përqind e popullsisë kanë emigruar 2019, sipas anketës së emigracionit të hartuar nga INSTAT.
Të sugjeruara
Gjykata rrëzon padinë e Simsek për azil në Shqipëri
22 Dhjetor 2020, 12:51Rakacolli: Masat e reja nuk diskriminojnë fenë katolike
22 Dhjetor 2020, 12:45PD denoncon mungesën e klasave dixhitale në dy gjimnaze në Elbasan
22 Dhjetor 2020, 12:17
Eunukët e pushtetit: kanë gjithçka përveç guximit për dinjitet
20 Nëntor 2026, 10:02
