Gjykata rrëzon padinë e Simsek për azil në Shqipëri

exit.al 22 Dhjetor 2020, 12:51

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e shtetasit turk Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri.

Simsek paditi Komisionin për Azil pasi ai refuzoi kërkesën e tij për azil në Shqipëri dhe i kërkoi gjithashtu gjykatës pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.

Me rrëzimin  e padisë, Simsek mund të dëbohet në Turqi.

Në 2 korrik autoritetet shqiptare i refuzuan kërkesën për azil turkut Selami Simsek, mbështes i lëvizjes Gylen dhe në kërkim nga Turqia.

Refuzimi i kërkesës për azil do të thotë se Simseku duhet të esktradohet në Turqi – ku lëvizje gyleniste quhet ‘terroriste’ dhe mbështetësit e saj burgosen dhe keqtrajtohen.

Simsek u arrestua bashkë me turkun tjetër Harun Çelik, teksa po udhëtonin në aeroportin e Rinasit, tranzit për në Kanada me pasaporta false.

Çeliku u dënua me 5 muaj burg dhe pas shlyerjes së dënimit u dërgua në Turqi, pavarësisht se kishte kërkuar azil politik.

Shpërndaje te miqtë