Më 3 qershor Italia hap kufijtë

exit.al 21 Maj 2020, 10:40

Italia do të hapë kufijtë rajonal dhe ndërkombëtar më 3 qershor. Kushdo që do te hyjë në Itali nuk do t'i nënshtrohet karatinimit për 14 ditë. Lajmin e dha Ministrja italiane e Infrastrukturës.

Shumë italianë shpresojnë që hapja e kufijve do të ringjallë industrinë e turizmit, e cila përbën 13 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

Operatorët turistik në vend mezi po e presin hapjen e vendit. "Ne shpresojmë te punojmë me vendet fqinje, ato që mund të udhëtojnë me makina", tha një pronar i një hoteli në Milano për Associated Press.