Mbyllet spitali Covid2, Sanatoriumi i kthehen normalitetit

exit.al 2 Qershor 2021, 12:30

Më 8 qershor, spitali Covid2, ‘Shefqet Ndroqi’ do t’i rikthehet normalitetit. Pacientët e ndodhur në spital me koronavirus, do të transferohen në spitalin Infektiv, në QSUT.

Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu gjatë vizitës së sotme në spital. Duke nisur nga e mërkura, do të kryhet edhe dezinfektimi i pavjoneve në spital.

Në korrik të 2020, spitali u kthye në spital Covid2, për të përballuar fluksin e personave të infektuar me Covid-19.

Shifrat e të infektuarve kanë rënë ndjeshëm në vend.