Mbyllet shkolla 'Sotir Gura', në Korçë, shkak mësuesit e infektuar

exit.al 28 Tetor 2020, 11:24

Drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit në Korçë Kristaq Grabocka sqaroi se shkolla ‘Sotir Gura’ u mbyllë vetëm për ditën e sotme, për të kryer dezinfektimin. Në këtë shkollë, të martën u raportuan se në shkollë mungonin 7 mësues për shkak të infektimit me koronavirus, por Graboçka sqaroi se:

“2 mësues janë të karantinuar për shkak të kontakteve me familjarë pozitiv, 2 mësues janë pozitiv, ndërsa 3 të tjerë mungojnë për arsye të tjera”.

Ai njoftoi se mësuesit “janë zëvendësuar me mësues të tjerë, nga portali, praktikantë dhe mësues brenda shkollës”.