“Po e them në emrin tuaj, të na caktojë datën, orën dhe vendin e takimit. Në momentin që do ulemi dhe do marrim diçka konkrete nga zoti kryeministër atëherë kjo grevë do të mbyllet”.
Ata u shprehën se çdo vendim i takon grave naftëtare që ndodhen në grevë:“Në rast se ato gratë, heroina dhe motrat tona pranojnë kushtin që ka çuar kryeministri dhe ne jemi të gatshëm”.
Naftëtarët janë në ditën e 14-të të grevës. Ata nuk kanë pranuar të dalin nga greva, pa plotësimin e kërkesave pavarësisht thirrje të Kryeministrit Rama.
