Mbyllet poliklinika e Shkodrës, 2 sanitare u infektuan me Covid-19

exit.al 8 Qershor 2020, 10:51

Poliklinika e Shkodrës është mbyllur për pacientët pasi në 24 orët e fundit janë zbuluar dy sanitare të infektuara me Covid-19.

Poliklinika do të dezinfektohet, ndërsa i gjithë stafi i saj do të testohet për të parë nëse ka të tjerë të infektuar.

Ditët e fundit ka patur një rritje të numrit të të të infektuar në Shkodër, ku tashmëka ende 19 të infektuar aktivë.

Pjesa më e madhe e tyre janë të izoluar në banesa pasi janë në gjendje të mirë shëndetësore. Vetëm një person është i shtruar në spitalin infektiv në Tiranë ,ku po merr mjekim të specializuar.