Mbyllet kopshti i fëmijëve në Maliq, shkak Covidi

exit.al 16 Tetor 2020, 11:10

Kopshti për fëmijë në fshatin Rrëmbec të Maliqit është mbyllur, pasi një nga edukatoret dyshohet se është infektuar me Covid-19.

Të gjitha edukatoret e kopshtit janë testuar dhe deri sa të marrin përgjigjen e testit, janë vetakarantinuar.

Deri sa  të merret përgjigjia e testimeve, kopshti do të qëndrojë i mbyllur.

Shpërndaje te miqtë