Mbyllet kopshti 41 në Tiranë për shkak të infektimeve

exit.al 13 Tetor 2020, 10:10

Kopshti 41 në Tiranë është mbyllur përkohësisht pasi dy punonjëse kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Deri më tani, janë infektuar drejtoresha e kopshtit dhe një prej sanitareve, ndërsa vazhdon testimi i pjesës tjetër të stafit që mund të kenë pasur kontakte me të infektuarat.

Kopshti do të qendrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Shpërndaje te miqtë