Mbyllen klubet e natës në Spanjë

exit.al 17 Gusht 2020, 21:00

Klubet e natës u mbyllën edhe në katër rajone të Spanjës nga dita e hënë, pavarësisht protestës së një dite më parë kundër kufizimeve të vendosura si përgjigje ndaj Covid-19.

Katër rajonet spanjolle, Andaluzia, Galicia, Cantabria dhe Lioni ishin të fundit që adoptuan 11 masat e ndërmarra nga qeveria ditën e premte.

Këto rregulla parashikojnë mbylljen e klubeve, diskove dhe sallave të vallëzimit, ndërsa restorantet dhe baret do të presin klientë deri në mesnatë dhe do të mbyllen në orën 1 të mëngjesit.

Të 17 qeveritë rajonale të Spanjës, përgjegjëse për kujdesin shëndetësor të qytetarëve të tyre, janë dakordësuar me masat që kërkojnë edhe ndalimin e duhanpirjes në vende publike.

Shpërndaje te miqtë