Spanja shënon shifra alarmante të të infektuarve të rinj

exit.al 17 Gusht 2020, 20:00

Spanja ka regjistruar mbi 16,000 raste të reja të të infektuarve me koronavirus nga dita e premte.

Kjo shifër e konfirmon Spanjën si vendin me nivelin më të lartë të infeksioneve të reja në Europën perëndimore.

Në total, 59,162 raste janë shënuar në të gjithë Spanjën në dy javët e fundit, duke ngritur alarmin tek ekspertët e shëndetit publik.

Disa prej tyre paralajmërojnë se kjo rritje e shepjtë e rasteve të reja mund të rikthejë ditët e zeza të muajve mars dhe prill, që e lanë spanjën me një nga shifrat më të larta të vdekshmërisë në të gjithë Europën për shkak të pandemisë.

Javën e shkuar, nëntë organizata shkencore publikuan një letër të përbashkët që paralajmëronte një kolaps të sistemit të kujdesit shëndetësor ën vend.

Shpërndaje te miqtë