Komisioneri Shtetëror rrit shpërblimin për komisionerët e zgjedhjeve të 25 prillit

exit.al 16 Dhjetor 2020, 23:20

Administrata Zgjedhore do të paguhet më shumë në zgjedhjet vendore të 25 prillit.

Sipas projektvendimit të publikuar nga A2 CNN, pjesën më të madhe të kësaj rritjeje e marrin kryetarët dhe zëvendëskryetarët e KZAZ-ve.

Konkretisht kryetari dhe zv. kryetari i KZAZ-ve do të paguhen 5 mijë lekë më shumë se 4 vite më parë. Në total 75 mijë lekë.

Kryetari dhe sekretari i Komisioneve të Qendrave të Votimit do të marrin 10 mijë lekë ndërsa anëtarët 5 mijë lekë më shumë.

Shpërblimi për anëtarët e grupeve të numurimit të votave është rritur me 4 mijë lekë sipas projektvendimit i cili parashikon pagën e re 10 mijë lekë për ta.

Vendimi që pritet të votohet nesër në Kuvend është marrë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Shpërndaje te miqtë