"Këtu ka firmosur Grmoz Ruci dhe i ka kërkuar Gjiknurit dhe Hajdarit. Komisioni i Reformës Zgjedhore është tallur, nuk e dija që Damiani ka më shumë fuqi se Ruçi, bravo të qoftë Damian. Po talleni me deputetët e opozitës, doni të kaloni fët e fët iniciativa që shkelin Kushtetutën e Shqipërisë, ju doni që nëpërmjet psikllëkut dhe një shenje shtypëse dhe agresive, doni të fiksoni renditjen."
Ndërkohë opozita kërkoi ndërpreje me 10 minuta të mbledhjes për të shqyrtuar draftin e propozuar nga PS. Shpërndaje te miqtëMblidhet Komisioni i Ligjeve për të diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Të premten po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku do të diskutohet hapja e listave dhe koalicione zgjedhore.
Mbledhja e Komisionit erdhi pas një ditë pasi në Këshill Politik nuk u arrit një konsensus për koalicionet.
Partia Socialiste ka paraqitur disa ndryshime në lidhje me hapjen e listave.
Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se nuk është në dijeni për ndryshimet dhe theksoi se nëse PS nuk ka propozim të ri opozita do e bojkotojë mbledhjen.
Deputeti Ralf Gjoni kritikoi komisionin se nuk ka marrë parasysh propozimin e tij.
Të sugjeruara
PD i përgjigjet Ramës: ke dhënë 300 milionë euro për çdo oligarkë
2 Tetor 2020, 10:06Basha, qeveria të zbatojë sa më shpejt planin tonë për daljen nga kriza
2 Tetor 2020, 10:52
Armiku brenda shtetit: Si korrupsioni bëhet kërcënim për sigurinë kombëtare
30 Shtator 2026, 18:16
