Mbi 900 mijë vaksinime kundër COVID-19 në Shqipëri

exit.al 22 Qershor 2021, 20:46

Në Shqipëri janë kryer mbi 900 mijë vaksinime kundër COVID-19.

Deri tani në vend kanë mbërritur 1 067 950 vaksina antiCovid dhe rreth 84% janë përdorur.

Mbi 365 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës ndërsa rreth 170 mijë të tjerë kanë marrë një dozë.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri po kryhet me vaksinat e Pfizer, AstraZeneca, SinoVac dhe Sputnik V.

Një ditë më parë ka nisur vaksinimi në masë i personave 50 – 59 vjeç pasi më parë fasha moshore ishte mbi 60 vjeç.