Mbi 500 mijë doza Pfizer mbërrijnë në Kosovë

exit.al 6 Shtator 2021, 15:49

Kosova ka pranuar të hënën 556.920 doza të vaksinës Pfizer kundër koronavirusit.

500 mijë prej tyre janë dhuratë nga SHBA-të dhe mbi 53 mijë janë pjesë e kontratës së Kosovës me kompaninë Pfizer, njoftojnë autoritetet e Kosovës.

Më 1 shtator, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pati njoftuar se 133,234 doza të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit janë hequr nga përdorimi, për shkak të skadimit të afatit. Vaksinat kanë qenë pjesë e një donacioni nga Norvegjia, shkruan REL.

Numri i qytetarëve të Kosovës të vaksinuar me nga dy doza të vaksinës kundër koronavirusit ka arritur në 315.880.

Numri total i vaksinave të administruara është 934.956.