Ambasadori gjerman në Kinë vdes në më pak se dy javë pas emerimit

exit.al 6 Shtator 2021, 15:00

Ambasadori i Gjermanisë në Kinë, Jan Hecker ka vdekur papritur në moshën 54 -vjeçare, në më pak se dy javë nga emërimi i tij në Pekin.

Hecker, më parë ka qënë ish-këshilltare për politikën e jashtme të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë publik. Hecker filloi punën e tij në Pekin më 24 gusht, sipas mediave gjermane. Frank Rückert, zëvendës i Hecker, do të mearri detyrat e tij për momentin, raportoi Deutsche Welle.

Hecker kishte punuar me kancelaren Merkel që nga viti 2015, duke koordinuar politikën e refugjatëve gjatë krizës evropiane të emigrantëve derisa u emërua shef i departamentit të politikës së jashtme, sigurisë dhe zhvillimit në 2017.