"Vaksinimi do të vijojë për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike e.kosova dhe sipas listave në dispozicion të Qendrave të Mjekësisë Familjare, ndërsa Ministria u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 në platformën e.kosova"
Nga 12 maji, në Kosovë nisi faza e dytë e vaksinimit, që përfshin personat e moshës 65 deri në 79 vjeç. Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç. Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve. Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.Mbi 41 mijë qytetarë të vaksinuar në Kosovë
Kosova ka vaksinuar mbi 41 mijë qytetarë, njoftoi ministria e shëndetësisë të dielën. Sipas të dhënave janë vaksinuar 41.867 qytetarë.
Të sugjeruara
UNICEF thirrje për dhurim të vaksinave drejt vendeve të varfra
17 Maj 2021, 09:41Merkel dhe Kurti bisedojnë për dialogun Serbi-Kosovë
17 Maj 2021, 09:00Aksident në Durrës, në gjendje të rëndë një person
17 Maj 2021, 09:10
Iluzioni i shumicës së heshtur: beteja e vërtetë e Revolucionit të Flamingove
3 Korrik 2026, 10:57
