UNICEF thirrje për dhurim të vaksinave drejt vendeve të varfra

exit.al 17 Maj 2021, 09:41

UNICEF i bëri thirrje të gjithë vendeve anëtare të G7 të dhurojnë vaksina drejt vendeve të varfra.

UNICEF është përgjegjëse për furnizimin e vendeve të varfra me vaksinave kundër koronavirusit përmes programit COVAX.

Vendet anëtare të G7-ës: Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë gjatë muajit të ardhshëm një samit në Britani të Madhe.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkoi shteteve të pasura të dhurojnë vaksina për vendet e varfra.

Drejtuesi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi në një takim virtual në Gjenevë shtetet të mos vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët por ato vaksina të shkojnë për vendet e varfra.